Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ramë Lahaj njofton për varrimin e nënës dhe falënderon dashamirët për ngushllimet

nga Revista Kosovarja

Të shtunën e djeshme ( 7 gusht) u dha lajmi i hidhur se ka ndërruar jetë nëna e Ramë Lahajt.

Mbi artikull

Lajmin e ka konfirmuar vet tenori derisa ishte në skenë për të performuar pasi prej kohësh po përgatitej për një koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.

Lahaj u detyrua të ndërpriste evenimentin e ta përfundonte më herët koncertin.

Së fundi, ai ka postuar një fotografi në Instagram krahë nënës dhe ka njoftuar se  kur do të varroset e ndjera.

Moneytizer Paragrafi 4

“Miq, shokë e dashamir, nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00!”

Ai tutje ka falënderuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe kujdesin që e kanë treguar në këtë kohë për të.

“Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin.
Familja Lahaj
Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”.

https://www.instagram.com/p/CSTbNLLoJLV/?utm_source=ig_web_copy_link

Kujtojmë se, e ëma e tenorit prej vitesh vuante nga një sëmundje dhe ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]