fbpx

Ramush Haradinaj fton të gjithë qytetarët të votojnë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij Anita Muçaj – Haradinaj, kanë votuar në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Haradinaj iu bëri thirrje të gjithëve të dalin të votojnë.

“Lus të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e vet. Këto zgjedhjet janë me rëndësi, na presin shumë sfida. Përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, tha Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]