fbpx

Raporti i ‘IRI’: Çmimet e larta dhe papunësia, problemet me të mëdha të kosovarëve

nga Revista Kosovarja

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar raportin për Kosovën për muajin maj 2024, në të cilin tregohet se problemi më i rëndësishëm me të cilin ballafaqohet vendi ynë, është kostoja e jetesës apo çmimet e larta si dhe papunësia.

Raporti jep të dhëna edhe për migrimin e kosovarëve.

Raporti i IRI-it vë në pah se kostoja e jetesës, çmimet e larta e papunësia vazhdojnë të mbesin problemet me të rëndësishme të kosovarëve.-Advertisement-

Në pyetjen e IRI-it për anketuesit se “cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi ynë sot? Dhe cili është problemi i dytë më i rëndësishëm?” – përgjigjet janë këto…

33 për qind e tyre kanë thënë se problemi kryesor është kosotja e jetës dhe çmimet e larta, për dallim prej 32 për qind që e kanë renditur si problem të dytë. Në përgjithësi 65 për qind kanë thënë se këto dy janë problemet kryesore.

Ndërsa, papunësia është problemi i parë më i rëndësishëm për 44 për qind, ndërkaq 13 për qind e kanë konsideruar si problem të dytë dhe në përgjithësi me 57 për qind.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]