fbpx

Raportohet se konferenca për media e Borellit mbahet në ora 18:00

nga Revista Kosovarja

Takimi i parë ndaras Kosovë-BE ka nisur në ora 15:00 dhe kohëzgjatja e saj pritet të jetë njëorëshe për t’u pasuar me një takim mes Serbisë dhe BE-së.

Pas takimeve të ndara pritet të niset takimi trepalësh ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Sipas disa informacioneve, gazetarëve u është të thënë të jenë të gatshëm për konferencën për shtyp të Borrell para orës 18:00, gjë që nënkupton se priten të jenë negociata të shpejta.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili dëshironte të mbetet anonim, tha të premten se ka sinjale të forta që vijnë nga të dyja palët – se propozimi evropian do të pranohet.

Asociacioni është pjesë e marrëveshejs ndërmjet palëve dhe me pranimin e propozimit evropian, dhe se pranimi i saj nënkupton automatikisht pranimin e Asociacionit, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se pranimi i atij propozimi do të thotë njohje “de facto” të Kosovës.

I ashtuquajturi plan franko-gjerman i mbështetur nga SHBA nuk është i disponueshëm për publikun për momentin.

Palët e morën atë në vjeshtën e vitit të kaluar.

Zyrtarët evropianë kanë paralajmëruar se do ta publikojnë nëse palët konfirmojnë se e pranojnë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]