fbpx

Raportohet se Ministri i Shëndetësisë dha dorëheqje

nga Revista Kosovarja

Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Latifi gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.

Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.

Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi./Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]