fbpx

Rapsodi i i njohur publikon këngë në përkrahje të Faton Hajrizit, të arratisurit nga burgu

nga Revista Kosovarja

Rapsodi i njohur nga Skenderaj, Nuredin Gashi, ka publikuar një këngë të kushtuar Faton Hajrizit, të arratisurit nga Burgu i Smrekovnicës.

Gashi, i njohur për këngët e tij kontroverse, ka bërë thirrje në këngën e tij që Hajrizi mos të dënohet.

Sipas tij, ndaj Hajrizit duhet të jepen shpërblime për luftën e tij ndaj popullit serbë dhe atij rus.

“E vrau rusin e shumë sh*i të lumtë dora o trim dai. Kush i dha trimit dënim, o ktij u dasht mi dhonë shpërblim”, thuhet mes të tjerash në vargjet e Gashit.

Kjo nuk është hera e parë që rapsodi Gashi publikon këngë për fytyrat publike në Kosovë. Vitin e kaluar ai ishte arrestuar për shkak të kërcënimeve ndaj kryeministrit Albin Kurti përmes një këngë të publikuar kushtuar atij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]