fbpx

Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën

nga Revista Kosovarja

Janë publikuar këtë të enjte notat e provimit të maturës për gjuhën e huaj, ku ndër maturantët që e dhanë provimin ishte edhe 74-vjeçari Skënder Cena.

Mësohet se ai ka marrë notën 7 dhe ka arritur të sigurojë diplomën e maturës, pasi ka kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj, në përpjekjen e tij të dytë.

74-vjeçari Cena ishte shprehur ditën e provimit se priste një notë kaluese, si 6, por duket se ia ka tejkaluar edhe vetes pritshmëritë. Një aksident në rininë e tij, në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesë për të vijuar shkollimin.

Megjithatë, në moshën 64-vjeçare, ai iu rikthye mësimit, duke ndjekur një shkollë profesionale në Kamëz. Mosha nuk e favorizoi në provimet e mëparshme të maturës dhe në atë kohë nuk arriti të kalonte provimin e anglishtes. Por në përpjekjen e tanishme, ai ka arritur të realizojë ëndrrën e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]