11
Të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot do të dalin sërish para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Në seancën e 17 prillit tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, transmeton Klankosova.tv.
Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.