fbpx

Rasti i Agon Zejnullahut, paralajmërohet protestë për sonte në Lipjan

nga Revista Kosovarja

Një protestë është paralajmëruar për sonte në shesin “Adem Jashari” të Lipjanit për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në rrethana të dyshimta gjatë ndalimit nga policia.

Në thirrjen për protestë të shpërndarë në rrjete sociale bëhet e ditur se ajo do të mbahet nga ora 20:00.

“Kush e konsideron veten që ka pak moral dhe ndërgjegje, le të jetë pjesë e një proteste paqësore për Agonin, sepse ajo që ndodhi atij mund t’i ndodhë çdonjërit prej nesh”, theksohet mes tjerash në thirrje, transmeton Klankosova.tv

Lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në orët e hershme të së hënës tashmë janë paraqitur para degës së gjykatës në Lipjan, pesë policët e arrestuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]