fbpx

Rasti i rëndë në Pejë: Viktima nga shpërthimi i fuqishëm në Pejë është rreth 45-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Një person i moshës rreth moshës 45-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Ajo çfarë mund të konfirmoj është se për shkak të shpërthimit tani kemi një viktimë në vendin e ngjarjes. Nuk kemi ende diçka konkrete se cila ka qenë arsyeja e shpërthimit. Ekipet relevante, kryeprokurori, prokurorja e Pejës policia, zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Nikçi.

Shpërthimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]