fbpx

Reagim nga Nisma: Kjo është vetëm një betejë e humbur

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka reaguar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat, subjekti i tij, Nisma Socialdemokrate del se nuk e ka kaluar pragun prej 5%.

Në një postim në Facebook, Krasniqi i ka falenderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur.

“Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN. Përjetësishtë me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]