fbpx

Reagimi i mahnitshëm i burrit kur gruaja qan pasi shkoj keq momenti i zbulimit të gjinisë së bebit

nga Revista Kosovarja

Ndonjëherë mund të ndihet sikur ka shumë presion për të pasur një ngjarje madhështore rreth zbulimit të gjinisë së fëmijës.

Por, shumë çifte kohët e fundit kanë filluar të bëjnë zbulime më intime, ku vetëm të dy zbulojnë gjininë e foshnjës në të njëjtën kohë.

Një grua planifikoi të bënte një zbulim intim gjinor për burrin e saj, i cili nuk e dinte seksin e foshnjës gjersa ajo e dinte.

Ajo mezi priste të shihte reagimin e burrit të saj kur ai ta merrte vesh – por përfundoi në lot kur gjithçka shkoi keq.

Në video, bashkëshorti Jon duket dukshëm i hutuar dhe pyet: “E gjelbër?”, ndërsa Elyssa thotë: “Nuk duhet të jetë jeshile”, para se të shpërthejë në lot.

Por është reagimi i Jonit për këtë që ka shkrirë zemrat e njerëzve. I shoqi e vendos gotën dhe e qetëson.

I thotë “merr frymë”, e ledhaton, ia fshin lotët dhe e përqafon.

Më pas i shoqi thotë me qetësi: “Ja lajmi i mirë, ende nuk di asgjë”. Ai pastaj del me një plan që shpëton ditën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]