fbpx

Reagimi i zv. drejtorit të RTK-së pasi ftoi për darkë deputeten Doarsa Kica – Xhelili

nga Revista Kosovarja

Zëvendësdrejtori i Televizionit Publik të Kosovës, Mentor Shala ka reaguar pasi deputetja e listës ‘Guxo”, Doarsa Kica – Xhelili, në një intervistë kishte folur për RTK-në dhe kishte përmendur edhe atë.

Shala në reagimi e tij ku ka bashkangjitur edhe një fotografi nga intervista e quan “bukuroshe”, deputeten dhe thotë se ajo gjithmonë ka dëshirë të flasë për të.

E madje ai arrin deri aty sa e fton për darkë ose për drekë, Kica – Xhelilin dhe madje i fton edhe siç u quan ai “shoqet e saj” të RTK-së.

E në fund të reagimit të tij ai e pyet “Kallxom, kur po dalim, Doarsë”.

Kujtojmë se deputetja në fjalë në deklaratën e saj tha se Radio Televizioni Publik e ndërpreu transmetimin e komisionit në momentin që u përmend emri i Mentor Shalës.

Pas kësaj ai nuk u ndal me kaq dhe bëri edhe një reagim tjetër duke u shprehur se veprimi i tij ka qenë normal.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]