Një fëmijë i moshës katër vjeç ka vdekur tragjikisht në fshatin Dardani të Ferizajt.
Një 21 vjeçar, djali i dajës së viktimës ka goditur aksidentalisht 4 vjeçarin për vdekje, pasi nuk e ka parë që i ishte vënë nga prapa.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar.
E rreth këtij rasti, një profil në TikTok me emrin Genti, ka ndarë një video, duke pretenduar se është 21 vjeçari në këtë rast, djali i dajës së viktimës.
Ai ka shprehur ngushëllime, duke i kërkuar falje 4 vjeçarit, dhe duke theksuar se ia “ia mori jetën pa dashje”.
“Zoti në xhenet vlla, ishalla ma ban hallall që ta mora jetën pa dashje. Ishalla takohmi në botën tjetër. Ki mem mungu gjatë gjithë jetës, të dua shumë, mfal”, shkruan ai teksa ia ka bashkangjitur një foto me 4 vjeçarin./Insajderi