Azem Gagica ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, ku shpreh shqetësimin e tij lidhur me përdorimin e emrit të tij në mënyrë të rreme në aplikacionin Snapchat.
Ai thekson se janë krijuar adresa “fake” që shpifin dhe abuzojnë në emrin e tij, duke cenuar imazhin dhe personalitetin e tij si person publik.
“Jo për qejfin tim, por kështu funksionon kur je person publik”, shkruan Gagica, duke sqaruar se deri tani ka qëndruar i heshtur ndaj thashethemeve, por se situata e fundit e ka detyruar të reagojë.
Ai u bën thirrje ndjekësve të mos besojnë në profile të rreme që pretendojnë të jenë ai dhe paralajmëron se ndaj personave që abuzojnë me identitetin e tij do të ndërmerren hapa ligjorë.
“Rruga ligjore ju pret”, përfundon ai, duke lënë të kuptohet se do të ndjekë çështjen deri në fund për të mbrojtur reputacionin e tij.