fbpx

Reagon Kurti: Reciprociteti, fryma e zgjidhjeve parimore

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.

Kreu i qeverisë tha se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore, teksa shpërndau një intervistë për mediumin gjerman, Welt, dhënë ditë më parë.

“Javën e kaluar fola me@Welt për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, shkroi Kurti.

 

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

Këtë e bëri të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]