fbpx

Reagon Mozzik pasi dënoi “Vëllau i madhë” Donaldin: Bëjnë p*rdha koti, jo dënime jo ç’dënime…

nga Revista Kosovarja

Natën e premte të spektaklit të shtëpisë së famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP” hyri reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik.

Artisti u ftua  për të dhuruar performancë për banorët brenda si dhe publikun, ndërsa ai shprehu haptazi simpatinë dhe mbështetjen ndaj aktorit të humorit, Donald Veshaj.

“Erdha tí uroj Donaldit fitoren”, ishte fjalia që inatosi të gjithë banorët sepse e quajtën mosrespekten shprehjen e tij.

Pas ngjarjes, Arbana deklaroi për publikun se ai është një qëndrim personal i Mozzikut dhe se produksioni nuk merr asnjë përgjegjësi mbi ato që ai thotë.

Kështu, mbrëmë (e marte) u publikuan diskutimet që u bënë gjatë ditëve mbi këtë temë, dhe moderatorja  e komunikoj dënimin e Donaldit i cili u dërgua në nominim, pasi kishte thyer rregullat duke ftuar reperin në shtëpi – gjë që ishte e ndaluar.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar së fundi Mozzik i cili ka ofenduar mjaft rëndë produksionin e “Big Brother VIP”

“Sa vk kjo situata në Big Brother, o njerëz të dashur…qëllimi im ishte shumë i qartë dhe i pastër. Unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin dhe e thash qartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalta e shtëpisë! Dhe këta tani bëjnë p*rdha koti, jo dënime jo ç’dënime, fute brenda, fute aty, theve rregulla…shkurt, shqip, qartë! Donaldi duhet të jetë fitues, se është më i dashuri i publikut! Natën vëllai i madh, gjumë të qetë”, ka shkruar në InstaStory.

Kujtojmë se, ky reagim i artistit ka ardhur edhe si pasoj e deklaratës të Arbanës e cila tha se edhe Mozzik do të mbajë përgjegjësit e tij, pasi ka firmosur një dokument para se të hyjë në spektakël – duke iu referuar kështu përgjegjësisë ligjore.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]