fbpx

Reagon Turqia pas sulmeve izraelite në Iran, ka një kërkesë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dënon në mënyrën më të fuqishme sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit, raporton Anadolu.

“Ne i dënojmë sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit në mënyrën më të fuqishme. Sulmi ka shkelur qartë ligjin ndërkombëtar dhe është një provokim që i shërben politikës së Izraelit për destabilizim në rajon”, thuhet në deklaratë.

MPJ turke tha se kryerja e sulmeve në një kohë kur negociatat mbi programin bërthamor të Iranit po intensifikoheshin tregon se qeveria (e kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu nuk dëshiron që asnjë çështje të zgjidhej me mjete diplomatike dhe se nuk u përmbajt nga rrezikimi i stabilitetit rajonal dhe paqes globale në përputhje me interesat e veta.

Më tej nënvizohet se Izraeli duhet të ndërpresë menjëherë veprimet e tij agresive që mund të çojnë në konflikte më të mëdha.

“Ne përsërisim se nuk duam të shohim më shumë gjak dhe shkatërrim në Lindjen e Mesme. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar përhapjen e luftës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së turke.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]