fbpx

Reagon vëllau i Meliza Haradinaj ndaj akuzave për blerje të votave

nga Revista Kosovarja

Vëllai i Meliza Haradinajt, Argjent Haradinaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një shkrim në përkrahje të motrës së saj, e cila sot dha dorëheqje nga posti i ministres.

Ish-ministrja e Jashtme dha dorëheqje sot, pasi u raportua në media se burri i saj kishte vjedhur vota në dobi të saj.

Vëllai i Haradinajt tha se do të luftohet për të vërtetën dhe se ardhmja është aleatja e saj. Sipas tij, koha do ta gjykojë këtë rast.

Në fund, ai tha “E pakushtëzuar (Haradinaj) deri në fundi të kohës”.

“Në të këqija dhe të mira, përmes luftës dhe paqes do të qëndroj prapa teje. Nuk ka njeri të gjallë, as aq të fortë sa mund të na ndalojë të luftojmë për të vërtetën… e ardhmja është aleati juaj dhe koha do të gjykojë! E pakushtëzuar deri në fund të kohës!”, shkroi Argjent Haradinaj.

https://www.facebook.com/aharadinaj/posts/10157957029227919

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]