fbpx

Reagon Vuqiqi pasi Policia e Kosovës e ndaloi djalin e tij: Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti

nga Revista Kosovarja

Djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në Kosovë – është ndaluar nga Policia.

Ai u ndalua në dalje të autostradës, në fshatin Trudë.

Po ashtu i është hequr hequr bluza që përmbante mesazhe provokuese “dorëzimi nuk është opsion”.

Vuçiq është pyetur nga mediat serbe nëse vërtet e kanë ndaluar djalin e tij në Kosovë, ai ka thënë se e kanë bërë edhe në disa raste tjera.

“Kjo është puna e tyre. E ndaluan tri herë, ia kontrolluan veturën, e maltretuan. E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Ai nuk është aq i guximshëm kur është me mua, por në rregull… Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq.

Danilo Vuçiq ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit, që këtë vit është mbajtur në Graçanicë.

Ai ishte i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]