Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Receta për të trajtuar aneminë, e lehtë dhe fort e shijshme

nga Revista Kosovarja

Anemia është një gjendje që shfaqet kur trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut për të transportuar oksigjen në të gjitha pjesët e trupit. Si rezultat, mund të ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të dobët.

Mbi artikull

Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, përqendrimin e dobët, dobësimin e imunitetit, presionin e ulët të gjakut, inflamacionin e gjuhës, rrahjet e shpejta të zemrës, temperaturën, marramendjen, dobësinë, zbehjen, ndjenjën e ftohtësisë në gjymtyrë, trishtimin, depresionin, çrregullimet e gjumit dhe uljen e oreksit.

Disa forma të anemisë janë të trashëguara, dhe gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj anemisë për shkak të mungesës së hekurit të shkaktuar nga humbja e gjakut për shkak të menstruacioneve dhe rritjes së nevojës për furnizim me gjak gjatë shtatzënisë.

Ndërkaq, njerëzit e moshuar janë gjithashtu në rrezik të madh të zhvillimit të anemisë për shkak të dietës së dobët dhe kushteve tjera shëndetësore.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, anemia mund të trajtohet përmes ushqimit dhe receta më e mirë këtë është:

200ml mjaltë

200gr arra

200gr rrush të thatë

200ml lëng karrote

200ml lëng panxhari

2 limonë

Përgatitja:

Lani 2 limonë. Pritini ato në gjysmë dhe hiqni farat. Grini së bashkë me lëkurë dhe vendosni në një kavanoz të madh. Limonit të bluar shtoni mjaltin, lëngun e panxharit të shtrydhur dhe lëngun e karotave dhe përzieni. Përzierjes i shtoni arra të grira imët dhe rrushin e thatë. Do të merrni rreth 1 kg substanca medicinale të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Merrni një lugë gjelle tri herë në ditë para ngrënies. Kavanozin ruajeni në frigorifer.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]