Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Receta tradicionale e byrekut të kripur me kungull!

nga Revista Kosovarja

Argëtohuni e shijojeni kohën e festave me dekorimet me kungull, shtëpia do të rrezatojë ngrohtësi në çdo cep të saj, por me kungull mund të realizojmë edhe receta të thjeshta, të shijshme dhe të ushqyeshme

Më poshtë do të gjeni 1 prej tyre

BYREK ME KUNGULL

Për 4-6 persona:

Moneytizer Paragrafi 4

1 pako peta të gatshme
500g kungull i verdhë
300ml qumësht
3 vezë
50g gjalpë
kripë
piper i zi

Grijmë kungullin në rende dhe e ziejmë në një tenxhere me ujë me kripë. Pasi ka zierë, e kullojmë dhe e përziejmë me vezët, qumështin dhe gjysmën e sasisë së gjalpit. Në një tavë drejtkëndore shtrojmë një letër furre pastaj fillojmë të shtrojmë petët nga tre duke i spërkatur ndërmjet tyre me gjalpë të shkrirë. Në çdo tre petë hedhim nga masa e kungullit dhe kështu vazhdojmë deri në fund

Petët e fundit i spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë me 200 gradë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]