61
Pogaçe të thjeshta e të shpejta me pak përbërës.
Përbërësit:
250 gr miell
250 gr margarinë
250 gr djath
1 vezë
Kripë
Mënyra e përgatitjes:
Miellin, margarinën dhe djathin bashkojini e kriposini. Brumin lëreni të pushojë në frigorifer (më së miri 24 orë).
Pastaj hapeni një petë me tëhollurës dhe me ndihmën e një gote nxirrini pogaçet.
Lyejini me vezën e rrahur dhe piqini në furrën e para ngrohur në 250 gradë derisa të marrin një ngjyrë të bukur.