fbpx

Recetë për të gjitha stinët – Oriz me domate

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

400 gr oriz
1 qepë
400 gr domate të freskëta (ose domate salcë)
4 lugë gjelle vaj ulliri
disa gjethe borziloku të freskëta
20 gr gjalpë
50 gr djathë parmixhan të grirë
pak nenexhik(fakoltativ)

Përgatitja
Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe grijmë hollë qepën. E lemë të kavërdiset pak e më pas shtojmë orizin. E trazojmë mirë dhe e lemë nja dy minuta të kavërdiset me qepën. Më pas shtojmë edhe domatet e freskëta të prera në copa ose domatet konservë. I trazojmë mirë dhe e lemë për disa minuta. Më pas shtojmë edhe rreth 800 ml ujë të ngrohtë. Hedhim edhe kripë.

E trazojmë mirë dhe mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë. Nëse e shohim që orizi nuk është zier akoma, mund të shtojmë ujë. Kur uji është tharë komplet dhe orizi është gati i hedhim borzilokun e grirë hollë dhe sipas dëshirës pak nenexhik.

Fikim zjarrin dhe shtojmë në tenxhere gjalpin. E trazojmë mirë dhe në fund shtojmë djathin e grirë.E trazojmë përsëri mirë e më pas e hedhim në pjata. Servirim orizin me domate me djathë të grirë sipër dhe ndonjë gjethe borziloku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]