Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Recetë: Sallatë me file pule

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

1 sallatë e gjelbër

1 avokado

1 qepë e kuqe

Moneytizer Paragrafi 4

1 tranguj

tomatina

magdanoz
file pule

bajame të pjekura

fara sezami

Për marinadën:

4 lugë gjelle vaj ulliri

3 lugë gjelle uthull balsamike

1 lugë gjelle mustardë

1 lugë gjelle mjaltë

2 thelpinj hudhre

1 lugë çaji xhenxhefil i bluar

kripë dhe piper i zi

Filenë e pulës priteni në copa të vogla dhe skuqeni mirë në tigan që nuk ngjit. Pas skuqjes, largojeni mishin nga tiganiI dhe shtoni aty bajamet dhe farat e sezamit. Sallatën e pastruar vendoseni në pjatën përkatëse, shtoni avokadon e prerë në fletëza, qepën e kuqe të prerë në rrathë, trangullin, domaten dhe magdanozin. Shtoni mishin e pulës, bajamet e pjekura dhe farat e sezamit dhe në fund sallatën marinojeni me salcën e përgatitur. Ju bëftë mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]