Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka folur si rrallë herë për gruan e tij në emisionin “NIN”. Ai ka rrëfyer se ia ka ndaluar muzikën gruas së tij në fillim të marrëdhënies sepse ishte shumë xheloz dhe ajo ishte shumë e bukur.
“Shumë e bukur ka qenë edhe e bukur është ia hëngsha shpirtin. Po ma merr dikush”, është shprehur Sabriu.
Këngëtari ka treguar gjithashtu se e sot e kësaj ditë, gruaja e tij Nera ia përmend këtë fakt dhe i mbushen sytë me lot.
“Ka qenë aq e apasionuar pas muzikës saqë e sot e kësaj dite rri zgjuar çdo mbrëmje për të ndjekur ceremonitë e çmimeve Grammy”, është shprehur ai.
Këngëtari ka premtuar se natën e vitit të Ri do këndojë një këngë me gruan e tij që me shumë mundësi do mbahet mend shumë gjatë.