fbpx

Red Beauty Corner punësojnë refugjaten nga Ukraina dhe mbajnë master-class për ti siguruar më shumë të ardhura

nga Revista Kosovarja

Është kaq madhështore kur dëgjon për iniciativa pozitive, për njerëz empatik, zemërgjër dhe që janë gati ti ndihmojnë të tjerët në rast nevoje.

“Red Beauty Corner” është një qendër bukurie dhe qendër e trajnimeve për Qerpikët dhe Thonjtë, e cila që nga hapat e parë të funksionimit ka ofruar me shumë dashuri përkrahje për shumë gra dhe vajza.

E, s’ka si të jetë ndryshe dhe në këtë rast. Red Beauty Corner tashmë ka në stafin e saj dhe një Artiste të Qerpikëve refugjate nga Ukraina, të cilën e priti me krahë hapur duke mos menduar dy herë për t’i hapë dyert e për t’a ndihmuar gjatë qëndrimit të saj në Kosovë.

Master artistja e qerpikëve Mariya Kudryko dhe pronarja e Red Beauty Corner, Arta Mazreku, këtë muaj organizojnë një Masterclass për artistët e qerpikëve në Kosovë dhe rajon, ku të ardhurat nga kjo Masterclass do të shkojnë për Mariyan dhe familjen e saj, duke shpresuar që do të jenë sadopak ndihmesë për kthimin e tyre në normalitet në shtëpitë e tyre në Ukrainë.

Kur e pyetëm zonjën Mazreku se si ndihej që kishte një artiste si Mariya në ambientin e saj, ajo u përgjigj: “Së pari jam shumë e lumtur që Mariya trokiti në derën e duhur dhe sinqerisht kjo ishte më e pakta që mund të bëja, jam shumë e lumtur që kam mundësinë t’i ofroj sadopak ndihmesë asaj gjatë qëndrimit në Kosovë, mund vetëm ta imagjinoj se sa shumë i duhet asaj ky vend ku mund të punoj e të heq mendjen nga ajo që e mund t’i duhet të bëjë për t’u kthyer në normalitet në qytetin e saj në Ukrainë”.

Mazreku në fund bëri thirrje që sa më shumë artiste të qerpikëve të marrin pjesë në këtë Masterclass, ku edhe do të mësojnë e edhe do ta ndihmojnë sadopak Mariyan dhe familjen e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]