fbpx

Refugjate e luftës – Kosovarja Atdhetare Hoxha martohet me yllin anglez të ragbit

nga Revista Kosovarja

Gruaja e yllit anglez të ragbit, George Ford, Atdhetare Hoxha, iku nga lufta dhe mbërriti në Britaninë e Madhe në moshë të vogël si refugjate, por tani po jeton ëndrrën e saj.

George Ford shënoi 27 pikë për të drejtuar Anglinë drejt një fitoreje madhështore të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, pasi ata u reduktuan në 14 lojtarë pas tre minutash.

Ford i dha fund beqarisë në tetor të vitit 2022, me të fejuarën nga Kosova, Atdhetare Hoxha, e cila është specialiste e hotelerisë.

Ajo mbërriti për herë të parë në Britani në vitin 1999 pasi kishte ikur nga lufta në Kosovë në moshën katërvjeçare.

Duke ëndërruar të kishte restorantin e saj, zonja Hoxha vazhdoi ta arrijë këtë qëllim, duke e hapur “Sorella”, një restorant italian që ajo zotëron në qytetin e saj, Saddleworth, Greater Manchester.

“Kam ardhur këtu si refugjate katërvjeçare gjatë Luftës së Kosovës”, tha fillimisht Atdhetarja.

“Kemi pasur një jetë të mrekullueshme në shtëpi. Ne kishim biznese familjare, por na i morrëm sa hap e mbyll sytë”.

“Babai im filloi të punojë në kuzhinë për të përmirësuar anglishten e tij. Gjithmonë ka punuar në restorante, nga i vjen pasioni. Kur erdhëm këtu, nuk kishim asgjë”, përfundoi ajo.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]