fbpx

Reja e Sali Berishës punësohet në Top Channel

nga Revista Kosovarja

Nuk do të pritet më gjatë se rikthimi i mes-sezonit që të shihen risitë në Top Channel pas ndryshimeve në strukturën drejtuese.

Programi i parë i cili është prekur nga riformatimet e thella është “Goca dhe gra”.

Ky format i ri, që erdhi në sezonin e 2021-ës nga katër prezantueset e deritanishme, do të vazhdojë vetëm me Fatmën. Tre të tjerat, do të ndërrohen.

Në vazhdim nuk do jetë as Tea Trifoni, as Krista Merkoci e as Olesia Leco.

Ato do të zëvendësohen nga shkrimtarja Rita Petro, gazetarja dhe producentja Dalina Buzi dhe Armina Mevlani do të jenë pjesë e formatit.

Pra mund të thuhet se tashmë zyrtarisht, Armina, reja e ish-Kryeministrit Sali Berisha do jetë e ‘punësuar’ në Top Channel, ekrani që ndër vite ka pasur qëndrime tejet antagoniste ndaj Berishës.

Risia tjetër do jetë zhvendosja në orar të ri. Për “Goca dhe gra” është besuar “prime-time” i të mërkureve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]