fbpx

Rejon e kall lojen me “Lojna” – mos e humbisni këtë këngë

nga Revista Kosovarja

Erjon Hajzeri, i njohur si Rejon, është artisti shqiptar që jeton në Itali dhe prej vitesh ka nisur të këndoj në studio të ndryshme, ndërkaq depërtimin në industrinë muzikore shqiptare e bëri vetëm para një viti.

“Jepi gas” e bëri pjesë të tregut muzikor shqiptar. Tutje ai erdhi me “500”, për të mos u ndalur më në rrugën e suksesit.

Rejon, sapo i ka dhënë dritën e gjelbërt një projekti të ri muzikor të titulluar “Lojna”, që vjen me tekst të shkruar nga vetë ai, producent i këngës është Ghulo, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “Kotorri”.

“Lojna” trajton temën e dashurisë toksike dhe është një nga super projektet e kësaj vere të mbushur me hite.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]