Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga detyra të Esra Çololarit, zyrtares policore të vetplagosur me armë zjarri të enjten.
Çololar u vetplagos me armë zjarri derisa ndodhej në shtëpinë e saj në Prizren.
IPK-ja tha se Çololar dyshohet se është vetplagosur duke e manipuluar në mënyrë të pasigurt armën zyrtare.
“Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore dyshohet se një zyrtare policore e cila ishte jashtë detyrës zyrtare, derisa ishte në shtëpinë e saj, duke manipuluar në mënyrë të pasigurt me armën zyrtare i shkrep arma dhe e plagosë veten në këmbë”, tha IPK-ja.
Pas incidentit zyrtarja policore është dërguar për tretman mjekësor në Prizren.
“Në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndaj zyrtares policor është iniciuar rast me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm kurse rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, tha IPK-ja.
Inspektorati tha se e ka sekuestruar përkohësisht, për qëllime të ekzaminimit, armën zyrtare të tipit Glock të cilën e posedonte Çololar