37
Me përfundimin e procesit të votimit në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar edhe të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve nga diaspora.
Sipas informacioneve nga KQZ, 78.03% e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit kanë marrë pjesë në këto zgjedhje parlamentare.
Në total, janë dorëzuar 191,912 zarfe në KQZ nga 245,935 të shpërndara për votuesit në diasporë.
Kjo shënon herën e parë që diaspora shqiptare përfshihet në procesin zgjedhor, duke dhënë një pjesëmarrje të lartë që u cilësua si mjaft domethënëse.