Remzie Osmani, sot feston ditëlindje jubilare.
Këngëtarja e shumë hiteve popullore mbushi plot 50 vite, shkruan “Kosovarja”.
Ditën e veçantë artistja e ka kremtuar në mesin e familjarëve teksa urimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit.
Ajo ka postuar disa fotografi në ‘Instagram’ mes familjes e lumtur, ajo gjithashtu falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme.
“Urimet e juaja te panumërta, dashuria juaj e sinqerte, respekti, arsyeja dhe motivi i punës time jeni ju, familja ime fansat e mi. Ju dua pa fund! Faleminderit”, kishte shkruar ajo.
View this post on Instagram
Për një karrierë të tërë Remzia ka sjellur një sërë projektesh të suksesshme ku u shqua edhe si ndër zërat më të ëmbël të estradës.