Gëzimja ka ndarë një moment të veçantë me vjehrrën e saj, Remzie Osmani, duke i dedikuar një mesazh të ndjerë me rastin e 8 Marsit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan:
“Gëzuar 8 Marsin mam, jemi krenarë e shumë me fat që të kemi afër. Je ndihma ime e parë çdo herë. Të duam ❤️ @remzie.osmani”
Edhe pse në urimin publik e quan “mam”, në fakt bëhet fjalë për vjehrrën e saj, me të cilën Gëzimja duket se ka një raport shumë të afërt. Kjo marrëdhënie e ngushtë reflektohet edhe në foton e postuar, ku ato shfaqen të buzëqeshura në një ambient festiv.
Urimi i artistes ka marrë shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët përgëzojnë raportin e shkëlqyer familjar mes saj dhe Remzie Osmanit.