fbpx

Remzie Osmani paralajmëron gjëra të reja dhe të bukura

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e mirënjohur dhe bilbili i muzikës popullore, Remzie Osmani është duke u përgatitur intenzivisht për sezonën e verës.

Remzia ka dekada në skenë dhe vlerësohet si një nga këngëtaret me stil të veçantë, e cila për vite me radhë me punën dhe përkushtimin e saj ndaj muzikës arriti t’i kultivojë vlerat tona artistike, shkruan “Kosovarja”.

Pas një viti pandemik dhe të vështirë, sidomos për këngëtarët që marrin pjesë në ahengjet dhe gëzimet familjare, më në fund u dha drita e gjelbër për fillimin e dasmave dhe festave, ku këngëtarët do të mund të performojnë.

Edhe Remzia si shumica e kolegëve të saj ka filluar përgatitjet dhe përmes rrjeteve sociale ka paralajëruar këngë dhe videoklip të ri.

“💕kenge e re klip i ri💕 @nexhatosmanii” ka shkruar ajo në postimin e saj të fundit, çka na lë të nënkuptuar se do të vijë në bashkëpunim me vëllain e saj.

Përndryshe ajo shihet në formë shumë të mirë e veshur me shumë stil dhe ngjyra verore. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]