Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka mahnitur sërish me stilin e saj elegant dhe modern. Në një dalje të fundit, ajo është shfaqur me një kombinim të thjeshtë, por tejet të kuruar: një kostum të zi të përditshëm dhe një palë atlete luksoze nga marka prestigjioze Fendi.
Atletet, që kapin çmimin prej 550 euro, i kanë dhënë veshjes një prekje të sofistikuar dhe të veçantë. Me këtë përzgjedhje, Remzija dëshmon se di si të qëndrojë në hap me trendet ndërkombëtare, duke ruajtur njëkohësisht thjeshtësinë që e karakterizon.
Ndjekësit e saj në rrjetet sociale e kanë komplimentuar menjëherë, duke e cilësuar si një ikonë të stilit, që di të shkëlqejë në çdo paraqitje.