Robert Berisha dhe Nora Istrefi tashmë ka një kohë që janë ndarë, por vazhdojnë të kenë raporte të mira dhe të jenë prindër të shkëlqyeshëm për vajzën e tyre, Renne.
Kur është fjala për vajzën e tij, Robertin e kemi parë gjithmonë të angazhuar me të dhe shumë i dashur, duke kaluar kështu mjaft kohë së bashku, shkruan “Kosovarja”.
Postimet e tij në rrjete sociale janë të shumta dhe sigursht nuk mungojnë as ato me të voglën, ashtu si bëri edhe së fundi.
Ai ka publikuar një video, ku Renee shihet e lumtur duke luajtur rolin e Dj.
Duke marrë parasysh se të dy prindërit e saj janë muzikantë shumë të njohur nuk është e befasishme që në të ardhmen ta shohim edhe bukuroshen si një artiste në skenë. /Kosovarja/