fbpx

Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

nga Revista Kosovarja

Një ditë e veçantë për vajzën e këngëtares Nora Istrefi dhe Robert Berishës.

Renee, vajza e tyre mbushi plot 10 vite jetë, dhe festoi ditëlindjen në një ambient të dekoruar plot ngjyra, me një tematikë magjike “under the sea”, ku ajo ishte padyshim “super ylli” i ditës.

Edhe pse Nora dhe Roberti janë të ndarë prej kohësh, ata treguan edhe një herë se kur bëhet fjalë për Renee-n, dashuria prindërore është ajo që i bashkon. Të dy ndanë momente nga festa në rrjetet sociale, duke e uruar të bijën me fjalë të ëmbla dhe përplot emocione.

“Gëzuar ditëlindjen për dritën e syve të mi, Renee 10”, shkroi Nora në një story, ndërsa Roberti postoi një foto të vajzës me tortën në formë ylli dhe mbishkrimin “Ti je një yll”, duke e bërë të qartë se Renee është krenaria e tij më e madhe.

Festën e mbuluan dekorime elegante, shumë ngjyra pastel dhe buzëqeshje – një kujtim i bukur për një ditëlindje që nuk kishte si të ishte më e lumtur.

Urime!

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]