fbpx

Reperi Don Xhon lajmërohet nga Gjykata: E pranova fajësinë

nga Revista Kosovarja

Rep – artisti Don Xhon është dënuar me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Së fundmi, përmes InstaStory ai ka bërë një selfie ku shihet në gjykatë., ku ka shkruar: ”E pranova fajësinë”.

 

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten. Sipas aktgjykimit, i njëjti është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit./“Betimi për Drejtësi”

Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Isufi është deklaruar fajtor.

“Ndjehem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë Isufi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të 2022-ës ka ngritur aktakuzë kundër Xhonatan Isufit (emri i vërtetë), të cilin e ngarkonte me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]