fbpx

Reperi kosovar nis fakultetin në moshën 37 vjeçare

nga Revista Kosovarja

Reperi shqiptar Vig Poppa ndonëse kohë pas kohe vjen me projekte të reja muzikore, nuk është aktiv si dikur.

Kjo sepse, prej disa vitesh ai është zhvendosur në Suedi, tek bashkëshortja ku kanë ndërtuar familjen.

Si baba i dy djemve, ai duket të jetë integruar shumë mirë me jetën atje.

Madje, në shtetin skandinav, së fundmi, Vig Poppa ka nisur edhe studimet dhe lajmin e ka ndarë me ndjekësit, bashkëshortja e tij, Ena.

”Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty” – është shprehur ajo në një postim në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]