fbpx

Reperi Mozzik takohet me Thaçin dhe Veselin në Hagë

nga Revista Kosovarja

Reperi i mirënjohur, Mozzik ka treguar gjithmonë mbështetje publike për ish-krye parlamentarin Kadri Veseli.

Ndërsa, sot përmes InstaStory ka njoftuar se ndodhet në Hagë dhe është takuar me Veselin, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë rast ai ka vizituar edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe Nasim Haradinajn.

Artisti nga Ferizaj ka postuar një fotografi derisa ka qenë duke mbajtur flamurin kuq e zi dhe ku ka shkruar edhe një poezi dedikuar atdheut.

Ndërsa, në një imazh tjetër ai shihet të ketë qenë së bashku me djalin e Veselit, Klestorin.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]