fbpx

Reshitaj: Kosova e shqiptarët edhe një herë i treguan Evropës që janë vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian

nga Revista Kosovarja

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka reaguar pas suksesit të madh që shënoi Gjon Muharremaj në Eurovision 2021.

Artisti nga Kosova, i cili përfaqësoi Zvicrën në kompeticionin muzikor, ka zënë vendin e tretë me këngën “Tout l’Univers”.

Reshitaj ka shtuar se Kosova e shqiptarët edhe një herë i treguan Evropës se jan vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të deputetes së AAK-së (pa ndërhyrje):

“Evropë, hap dyert për të rinjtë tanë.

Janë aset i çmuar për shtëpinë tonë të përbashkët!.

Kosova e shqiptarët edhe një herë i treguan Evropës që janë vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian.

Sikur mos të politizohej Eurovizioni edhe këtë vit, Gjon Muharremaj nga Gjinoci i Suharekës, që mundësi të vetme për të shpreh talentin e jashtzakonëshëm e kishte përfaqësimin përmes Zvicrës vend në të cilin jeton, sot do ta fitone Eurovizionin me vendin e parë ashtu siq edhe e vlerësoi Juria profesionale e Eurovizionit.

Sido që ndodhi, ai Zvicrës i dha fitorën me vendin e tretë.

Kosova me djemtë e vajzat e saj, të cilët kanë pas fatin të fillojnë një jetë jasht grilave të vendilindjes së tyre janë mesazhi me i qartë për ne, Evropën e miqtë tanë. Të rinjtë e shtetit tonë janë aset i çmuar për shtëpinë tonë të përbashkët Evropën”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]