fbpx

Reshitaj: U bëra pjesë e seancës për ta lënë jashtë ndikimin e Beogradit

nga Revista Kosovarja

Deputetja Albena Reshitaj tha se është ende pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Reshitaj tha se u bë pjesë e seancës ku u zgjodh Vjosa Osmani, presidente e Kosovës për ta lënë jashtë ndikimin e Beogradit.

“Urime gjithë qytetarëve. Unë si grua mund të them që është nder për ne që kemi përfaqësuese grua. Unë isha pjesë e kësaj seance dhe mund të them që për herë të parë kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit për ndërtimin e institucioneve të vendit”.

“Do të qëndrojë deputete e pavarur. Unë jam pjesë e AAK dhe do të qëndrojë e tillë. Ky ka qenë vendimi im dhe mendoj që ka qenë i duhur. Për mua ka rëndësi të ndryshojë reforma brenda partive politike. Unë kam bërë punën time si deputete dhe mendoj se çdo qytetar e kam bërë krenar”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]