fbpx

‘Restaurant Yamato’ , sjellë pjatën japoneze edhe në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Për të gjithë adhuruesit e ushqimit të njohur “sushi” si dhe pjatave të ndryshme të origjinës japoneze, tashmë keni mundësinë t’i provoni edhe në qytetet shqiptare, shkruan Kosovarja.

Që nga viti 2008, Yamato është restauranti i cili ofron shije të ndryshme nga kuzhina japoneze e cila është botërisht e njohur.

Kuzhinjerët të cilët eksperimentojnë me shumëllojshmëri shijesh, bëjnë që pjata juaj të mbetet ndër eksperiencat e paharruara.

Sushi, sashimi, guncan, yakimono e shumë pjata të tjera tipike japoneze janë po aq të këndshme në pamje sa edhe të shijshme.

Restaurantet Yamato do t’i gjeni në Dhërmi dhe Tiranë, me një ambient fantastik në të cilin do ndjeni qetësi dhe çaste lumturie, dy gjëra këto për të cilat edhe njihet fryma japoneze.

Në instagram në @yamatoalbania, imazhet që do shihni do u lënë të habitur dhe të bindur në origjinalitetin e kuzhinës dhe traditës japoneze, që nuk e kemi rastisur më herët në pika të ndryshme në Shqipëri.

Vila Yamato ndodhet në rrugën Mustafa Matohiti dhe pret klientët e saj gjitha ditët e javës nga 12 deri në 23h.

Një pjatë si këto që pamë më lartë, vërtetë se duhet shijuar… /Kosovarja/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yamato (@yamatoalbania)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]