fbpx

Restauranti “Te lisat” në Jezerc një mrekulli në pamje, gatime dhe mikëpritje

nga Revista Kosovarja

“Te lisat” është restauranti i mrekullueshëm, adresë e relaksit, kënaqësisë, shërbimit korrekt dhe ushqimit perfekt.

Ambienti relaksues i restaurantit, nën hijen e lisave dhe pemëve, me ushqimet që gatuhen e shërbehen me pasionin më të madh, ka bërë që klientët ta duan shumë këtë vend.

Siç mësojmë, restauranti ka klient nga e gjithë Kosova, por edhe nga shtetet fqinje, e kjo për shkak të veçantave të këtij vendi.

Pamja, ushqimi tradicional e bio, i gatuar me dashuri nga kuzhinierët me përvojë, mikëpritja dhe të ndjerit si në shtëpi, i bënë mysafirët të duan të kthehen sërish. Stili Barok e antik, kuzhina franceze dhe malësore nga mishërat e viqit , pulës, e edhit malor, nuk do të ju zhgënjejnë asnjëherë.

Restauranti “Te lisat”, i vëllezërve. Biba , gjendet në fshatin Jezerc të Ferizajit dhe punon nga ora 8:00am deri në 11:30pm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]