fbpx

Restaurohet ura, largohen dryrët e çifteve në Prizren

nga Revista Kosovarja

Prizreni çdo viti regjistron mijëra vizitorë nga Kosova e përtej.

Përtej bukurive natyrore që ka Prizreni, shumë çifte vendosnin dryrë tek “Ura e Kaltër e Dashurisë” me qëllimin që të përjetësohet dashuria e tyre.

Por këtë të mërkurë është bërë largimi i këtyre dryrëve.

Kjo urë i është nënshtruar restaurimit e për këtë arsye është bërë edhe largimi i “betimit” të shumë çifteve me anë të dryrëve.

Nuk dihet nëse pas restaurimit këta dryrë do të kthehen në vendin që ishin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]