fbpx

Revyja më e çuditshme në Javën e Modës në Paris

nga Revista Kosovarja

Disenjatorët holandezë do të mbahen gjatë në mend, për dizajnet mbresëlënëse së fundmi.

Pikërisht kur menduat se i keni parë të gjitha momentet ekstravagante në Javën e Modës në Paris me kokat e kafshëve në fustane, ndodhi shfaqja e stilistëve holandezë të avangardës Viktor & Rolf.

Shfaqja, e cila i shtyn kufijtë, filloi me modelen duke ecur me një fustan të gjatë të bardhë me një fund tyli dhe me temina, por vetëm disa shikime më vonë një fustan i ngjashëm u duk sikur ishte shkëputur plotësisht nga busti i manekines.

Ylli i mbrëmjes ishte një fustan blu i kthyer tërësisht mbrapsht.

Fustani që sfidonte gravitetin mbuloi plotësisht fytyrën e manekines, e cila disi arriti të ecte, pa i ndodhur ndonjë aksident.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]