fbpx

Rezmie Osmani ironizon me “marrjen” e masave nga Qeveria

nga Revista Kosovarja

Reagimet kanë qenë të shumta ndaj masave të fundit që ka marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Kështu janë ndaluar organizimet në masë si dhe puna e gastronomisë në mënyrë normale, por vetëm me shërbimin “merr me vete”, shkruan “Kosovarja”.

Këto kufizime i janë dukur të kota shumë qytetarëve, por edhe artistëve, të cilët kanë shfrytëzuar kryesisht rrjetet sociale për të shprehur mendimin dhe kritikat e tyre.

Së fundi edhe Rezmie Osmani ka reaguar duke ironizuar me këto masta, që ajo i sheh të panevojshme.

“”MARRJA” e masave” ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e një fotografie, ku shihen qytetarë në Prizren të grumbulluar dhe duke mos respektuar distancën e vendosjen e maskave. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]