fbpx

Rihanna bën paraqitjen e parë publike pas lindjes së djalit

nga Revista Kosovarja

Rihanna ka bërë daljen e saj të parë zyrtare prej që u bë nënë, teksa ishte në një koncert në mbështetje të partnerit të saj, reperit ASAP Rocky.

RiRi u shfaq të premten në “Wireless Fest” në Londër, duke u endur nëpër turmë e rrethuar me rojet e sigurisë, ndërkohë që Rocky po performonte në skenë.

Ajo dukej paksa e mërzitur, ndonëse fansat nuk ndalonin së brohorituri në emër të yllit të muzikës pop.


Artistja me prejardhje nga Barbados kishte veshur një xhaketë të zezë të fryrë, në qafë mbante një zinxhir kuban, si dhe një palë vathë dhe dollakë të zeza.

Ajo ishte parë fillimisht në Los Angeles duke hipur në një avion privat për në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që duket se e gjithë familja është atje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]