Këngëtarja e hitit “Diamonds” është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë me reperin A$AP Rocky.
Çifti u fotografua në New York City gjatë fundjavës, ku Rihanna kishte nxjerrë në pah barkun, derisa tanim i ka dhënë fund dyshimeve për shtatzëninë e saj.
Në një nga fotot e publikuara, të cilat janë shkrepur në qytetin e lindjes së A$AP Rocky, Harlem, reperi puth në ballë Rihannën, teksa ata shijojnë një shëtitje me dëborë jashtë.
Në maj, A$AP Rocky foli për revistën GQ për romancën e tij me Rihanna-n, duke e quajtur atë “dashuria e jetës sime”.
Theksojmë se Rihanna dhe Asap Rocky ka vite që janë në lidhje dashurie.
View this post on Instagram